Faqe Interneti
Ju duhet një faqe interneti e përshtatshme për biznesin tuaj? Ne mund ta bëjmë!
Ne e kuptojmë rëndësinë e optimizimit per faqet e internetit. Si rrjedhojë, kjo sjellë një përvojë të shkëlqyer për përdoruesit dhe një renditje më të mirë në motorët e kërkimit (Google). Përveç kësaj, ne përfshijmë edhe mjete për ndjekjen dhe analizimin e sjelljes së përdoruesve, të cilat janë thelbësore për të kuptuar audiencën tuaj dhe përmirësimin e strategjive tuaja të marketingut. Me ne, faqja juaj e internetit do të jetë jo vetëm një portal vizualisht tërheqës, por një mjet i fuqishëm për rritjen e biznesit tuaj.
Profesionale
Faqet e internetit që ne krijojmë janë në përputhje të plotë me të gjitha rregulloret dixhitale dhe ne ndjekim praktikat më të fundit dhe më të avancuara të tregut.
Të shpejta
Ne garantojmë që faqet tuaja të internetit të jenë gjithmonë të aksesueshme, dhe se koha e tyre e ngarkimit (load speed) është në harmoni me standardet më të larta dixhitale.
Unike
Ne sigurohemi që çdo projekt të dallohet për stilin e tij të veçantë. Për çdo faqe, ne përdorim një kombinim të elementëve vizualë dhe funksionalë, që pasqyrojn identitetin unik dhe vlerat e biznesit tuaj.
Çfarë ne ofrojmë
Dizajn per faqe interneti
Ne jemi të përqendruar në krijimin e një përvoje dixhitale të jashtëzakonshme dhe një pamje vizuale tërheqëse. Ne kemi një ekip të talentuar të dizajnerëve që bashkëpunojnë ngushtë me klientët për të kuptuar nevojat dhe qëllimet e tyre specifike.
Ikona dhe ilustrime
Ne punojmë ngushtë me ju për të kuptuar thelbin dhe mesazhin që dëshironi të përcillni, duke krijuar ikona unike dhe ilustrime që jo vetëm spikasin vizualisht, por gjithashtu përshtaten më së miri me identitetin e markës suaj.
UI & UX
Ne jemi të përkushtuar në zhvillimin e zgjidhjeve që përmirësojnë përvojën e përdoruesit në çdo pikë, duke siguruar që çdo aspekt i ndërveprimit të jetë i menduar mirë për të nxitur angazhimin, efikasitetin dhe kënaqësinë e përdoruesit.
Host (Hosting)
Ne kemi infrastrukturë të avancuar dhe të sigurt, e cila garanton disponueshmëri të lartë dhe performancë të shkëlqyer për faqen tuaj. Me një fokus të fortë në siguri dhe stabilitet, ne sigurojmë që faqja juaj të jetë në dispozicion për vizitorët 24/7, pa ndërprerje.
Zhvillime dixhitale
Ne kemi eksperiencë me një gamë të gjerë të teknologjive dhe platformave, duke siguruar se çdo projekt është i ndërtuar me standardet më të larta të cilësisë dhe inovacionit.
Website audit
Ne kryejmë një vlerësim të gjithanshëm të faqes tuaj. Qëllimi ynë është të identifikojmë çdo problem që mund të pengojë efikasitetin e faqes tuaj dhe të japim rekomandime praktike për përmirësime.





