Brandim
Po kërkoni një identitet të ri vizual për biznesin tuaj? Ne mund ta bëjmë!
Ne e kuptojmë se çdo markë ka një histori unike për të treguar, prandaj përqendrohemi në të kuptuarit e thellë të vlerave dhe objektivave të biznesit tuaj për të krijuar një identitet vizual që përfaqëson pikërisht atë. Kjo përfshin dizajnin e logos, paletën e ngjyrave, tipografinë, dhe elementët e tjerë vizualë që bashkëveprojnë për të krijuar një imazh koherent dhe mbresëlënës.
Koherent
Duke kuptuar vlerat dhe qëllimet e markës ne krijojmë identitete që janë të ndërgjegjshme dhe të qëndrueshme me qëllimet e biznesit.
Modern
Ne integrojmë tendencat më të fundit të dizajnit dhe teknologjisë për të siguruar që biznesi juaj të jetë gjithmonë i freskët dhe i përputhshëm me kohën
Me ndikim
Ne krijojmë mesazhe të brandit që janë të fuqishme dhe mbresëlënëse, të dizajnuara për të bërë përshtypje të menjëhershme dhe të zgjasë në kohë.
Ndryshe
Ne përqendrohemi të nxjerrim në pah aspektet unike dhe të veçanta të markës suaj, duke ndërtuar një identitet të dallueshëm që e veçon nga konkurrenca.
Çfarë ne ofrojmë
Identitet vizual
Ne krijojmë dizajne tërheqëse që përfaqësojnë esencën e markës suaj. Duke përdorur ngjyra dhe tipografi të përzgjedhura me kujdes për të komunikuar vlerat tuaja dhe zhvillojmë elemente konsistente që sigurojn diferencimin e markës ne treg.
Brandim për rrjetet sociale
Ne krijojmë përmbajtje vizuale të përshtatshme për platforma të ndryshme sociale, zhvillojmë strategji të komunikimit që angazhojnë audiencën dhe përdorim grafika dhe stile të veçanta për të rritur ndjekësit dhe angazhimin në rrjetet sociale.
Ilustrime të personalizuara
Ne krijojmë dizajne origjinale që tregojn historinë e markës suaj në mënyrë unike, krijojmë ilustrime që përputhen me tonin dhe stilin e komunikimit tuaj dhe përdorim këto ilustrime për të bërë që materialet tuaja të marketingut të dallohen.


